AKTUALITET

E paprecedentë! Policia gaz lotsjellës masiv në drejtim të protestuesve, edhe pse studentët janë paqësorë

15:51 - 24.10.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është e paprecedentë ajo që po ndodh në këto momente në protestën kombëtare kundër qeverisë.

Dy autobutë me ujë me presion kanë hedhur sasi të madhe uji me kimikate në drejtim të qytetarëve.

Kjo ka ndodhur, edhe pse nuk ka pasur asnjë rezistencë nga ana e protestuesve.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur plot sot, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të studentëve dhe qytetarëve të tjerë.

Është hedhur edhe gazlotsjellës, teksa protestuesit janë larguar drejt Parkut Rinia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.