Aktualitet

Protestuesit te “Myslym Shyri”, djegin kazanë mbeturinash!

Në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, protestuesit kanë zhvendosur kazanët e mbeturinave dhe u kanë vënë flakën, duke krijuar një barrikadë në drejtim të forcave të policisë.

Ndërkohë, policia vijon të përparojë drejt hyrjes së rrugës me forca këmbësore dhe një autobot uji.

Një pjesë e protestuesve është zhvendosur pranë shtatores së Skënderbeut, në qendër të Tiranës.