Në dalje të vendit, në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, më 23 tetor rreth orës 16:00 u arrestua një shtetas i Serbisë, 39 vjeç. Privimi i tij nga liria lidhet me një shkelje të regjistruar më 15 korrik të vitit 2026 në autostradën Gjevgjeli–Demir Kapi.
Sistemi “Qyteti i Sigurt” kishte konstatuar se ai po e ngiste automjetin me shpejtësi 166 km/h në një pjesë të autostradës ku kufiri maksimal i lejuar është 80 km/h.
Të lidhura
None found
Pas arrestimit, 39-vjeçari u dërgua në Stacionin Policor të Negotinës dhe për rastin u njoftua prokurori publik. Me përfundimin e dokumentimit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik.






