Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në Vrion.

Mjeti tip  “Volkswagen” me targa IKX7066 me drejtues Spyros Kentros dhe mjeti  tjetër tip “Volkswagen”  me targë AB084RL me drejtuese  Eranda Budo janë përplasur me njeri – tjetrin në rrugën e drejtë në Vrion, pranë parkimit të një këndi lojërash për fëmijë.

Menjëherë kanë shkuar në vend sherbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës. Drejtuesit  e mjeteve iu nënshtruan testit të alkolit dhe rezultuan në masën 0.00mg/l.

Nga hetimi i kryer mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qënë parakalimi i gabuar i mjetit “Volkswagen” me targë IKX7066 me drejtues Spyros Kentros.

Nga aksidenti nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale të mjeteve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: