Disa protestues i janë afruar godinës së Bashkisë së Tiranës, ndërsa njëri prej tyre është ngjitur në dritaret e saj.
Ndërkohë, protesta në kryeqytet vijon, me protestues të përqendruar në disa pika të qytetit, mes tyre në lulishten e sheshit “Skënderbej” dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Po ashtu me gurë nga protestuesit është goditur edhe Ministria e Brendshme.










