Gazi lotsjellës ka përfshirë sheshin “Skënderbej” në ditën e 12-të të protestës.
Protestuesit po tentojnë të riorganizohen për të rinisur marshimin drejt Kryeministrisë, por po shpërndahen nga efektivët e policisë me gaz lotsjellës.
Më herët, protestuesit qëlluan me mjete të forta godinën e Bashkisë së Tiranës, duke thyer dritaret e institucionit.
Gjatë orëve të fundit, protesta është zhvendosur në disa zona të Tiranës. Një pjesë e pjesëmarrësve u drejtuan fillimisht nga rruga “Myslym Shyri”, ndërsa të tjerë u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”. Paralelisht, grupe protestuesish kanë nisur të rikthehen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.










