Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pranë mbikalimit të Casa Italia, në Tiranë, ku një automjet ka pësuar dëmtime të shumta, deri në shkatërrimin e plotë, siç duket edhe në pamjet nga vendngjarja.
Informacionet paraprake ngrenë dyshime për viktima, por deri më tani nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi pasojat e aksidentit, numrin e personave të përfshirë apo rrethanat në të cilat ka ndodhur përplasja.
Pritet një njoftim zyrtar nga Policia për të sqaruar detajet e ngjarjes.













