Grupi i tifozëve Ultras Guerrils ka njoftuar pezullimin e aktivitetit të tij në stadiume, duke bërë të ditur se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjet e ardhshme.
Përmes një deklarate, grupimi ka shpjeguar se ky vendim lidhet me situatën e krijuar nga protestat dhe denoncimet për dhunë policore ndaj studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve.
Sipas tifozëve të Partizanit, sjellja e forcave të rendit ndaj protestuesve është një realitet që tifozët pretendojnë se e kanë përjetuar prej kohësh edhe në stadiume, ku, sipas tyre, presioni dhe trajtimi arbitrar ndaj tifozerive janë kthyer në një fenomen të përsëritur.