Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se, gjatë protestës së sotme, në QSUT dhe SUT janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor një deputet, një efektiv policie, përfaqësues të medias dhe disa protestues.
Sipas informacioneve paraprake, të gjithë personat e paraqitur paraqiten me gjendje shëndetësore stabël.
Njoftimi i plote:
QSUT
– Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë
– Një përfaqësuese e medias
– Katër protesrues
Gjendja shëndetësore stabël.
SUT
– Një efektiv policie
– Një përfaqësues i medias
Gjendja shëndetësore stabël










