A do të bëhet 8 euro tarifa në Rrugën e Kombit? Ministri shqiptar demanton raportimet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Enea Karakaçi, ka mohuar raportimet për rritjen e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit në 8 euro, duke bërë të ditur se çmimi aktual mbetet i pandryshuar.
Përmes një reagimi, Karakaçi ka sqaruar se informacionet e publikuara ditëve të fundit për një rritje të mundshme të tarifës nuk janë të vërteta.
“Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë. Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale”, ka deklaruar Karakaçi.
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate







































