Tensione të reja shfaqen mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Zhan D’Ark.” Të udhëhequr nga djali i Sali Lushajt, Arkimedi (reperi i njohur si Stresi), ata po gjuajnë me breshëri molotovësh e fishekzjarrësh ndaj efektivëve ndërsa më pas janë tërhequr.
Ndryshe nga protestat e tjera ku Stresi ka treguar se ka qenë mes pjesëmarrësve të maskuar, këtë herë nuk është fshehur.











