Revolta e qytetarëve është rritur, edhe për shkak se policia sot ka ndërhyrë në një mënyrë tepër të dhunshme, që në fillim të tubimit kombëtar.
Ata i kanë vendosur flakën Ministrisë së Mjedisit. Zjarri duket të jetë fikur pas disa çastesh duke e lënë derën të mbuluar nga bloza.
Edhe gjatë ditës së sotme, ka pasur përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve.
Efektivët kanë përdorur edhe plumba gome, duke plagosur qytetarë.
Më herët Policia duke përdorur ujë e gaz lotsjellës, zbrazi brenda disa minutash bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga protestuesit e dhunshëm. Bulevardi është i veshur nga një tymnajë, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në rrugët e qytetit, një pjesë e të cilëve te Sheshi Skënderbej. Edhe efektivët po marshojnë, por situata po pasohet vetëm nga incidentet e zakonshme të koshave të djegur. Ndërkohë, te kryeministria janë pozicionuar edhe forcat RENEA.