Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet një grup protestuesish të maskuar duke dalë nga selia e Partisë Demokratike. Krahas pamjeve, ai ka shkruar: “Depoja e molotovëve: Selia e PD-së”.
Publikimi i Ballës vjen në një ditë kur në Tiranë po zhvillohen disa protesta, mes tyre tubimi i Partisë Demokratike në mbështetje të studentëve dhe protesta studentore kundër qeverisë.
Si pasojë e tyre, në kryeqytet janë raportuar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.


