Dy automjete tip “Volkswagen” janë përplasur me njëri-tjetrin në Vrion, pranë parkimit të një këndi lojërash për fëmijë.
Në aksident janë përfshirë një automjet me targa IKX7066, që drejtohej nga Spyros Kentros, dhe një tjetër me targa AB084RL, në drejtimin e Eranda Budos. Përplasja ka ndodhur në një segment të drejtë të rrugës.
Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës. Të dy drejtuesit iu nënshtruan testit të alkoolit, ku rezultuan me nivel 0.00 mg/l.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga automjeti me targa IKX7066, që drejtohej nga Spyros Kentros.













