Tensione të reja janë shënuar mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Zhan D’Ark” në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve.
Grupi është udhëhequr nga Arkimed Lushaj, i njohur si reperi Stresi, djali i Sali Lushajt. Pas hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarrëve, protestuesit janë tërhequr. Sipas pamjeve, Arkimed Lushaj mban një çantë që duket se është e mbushur me molotovë.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, ku Stresi është shfaqur mes pjesëmarrësve të maskuar, këtë herë ai nuk është fshehur.


