Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mes personave të paraqitur për trajtim janë një deputet, një efektiv policie, dy përfaqësues të medias dhe katër protestues.
Gjashtë prej tyre janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT): një deputet, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues. Ministria bën me dije se të gjashtë kanë dalë nga spitali pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.
Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias.













