Policia kontrolle të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zona e mbuluar nga gazi lotsjellës

24 Tetor 2026 | 17:54

Prej disa minutash, automjete të ndryshme kanë tentuar të futen në zonë, por janë ndaluar nga policia për kontrolle në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Çdo automjet apo motor që ka kaluar në këtë aks, përfshirë edhe korrierët që kryejnë shërbime , është ndaluar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), për shkak të dyshimeve se mund të transportojnë sende që mund të përdoren nga protestuesit.

Përmes kësaj rruge, drejtuesit e automjeteve kanë tentuar të gjejnë një itinerar alternativ për të mbërritur në destinacionin e tyre, pa qenë në dijeni të situatës aktuale në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë, Policia Rrugore ka ndërhyrë edhe në zonën e Bllokut, duke mos lejuar vijimin e qarkullimit drejt Unazës së Vogël dhe rrugës së Elbasanit.

E gjithë zona vijon të jetë e mbuluar nga gazi lotsjellës, ndërsa protestuesit hedhin vazhdimisht rreze lazeri në drejtim të policisë. Në terren ndodhen gjithashtu dy autobotë, pranë ish-hotel “Dajtit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione në qendër të Tiranës, protestuesit dhe Policia përballen në sheshin “Skënderbej”

Një shesh beteje është shndërruar pasditen e kësaj të shtune sheshi “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, ku protestuesit, nga krahu i 15-katshit, në njërën anë,...
17:25 | 24/10/2026

Dyshohet se u godit me ujë nga autoboti, protestuesja humb ndjenjat! Merret nga ambulanca

Një protestuese ka rënë në tokë dhe ka humbur ndjenjat. Sipas gazetares së Euronews, Sara Demushi, dyshohet se ajo është goditur me ujë dhe më...
17:07 | 24/10/2026

Protestuesit ndezin zjarr te Ministria e Mjedisit, gazi lotsjellës mbulon zonën pranë selisë së PS-së

Protestuesit i kanë vënë zjarrin derës së Ministrisë së Mjedisit. Zjarri duket se është shuar pas disa çastesh, ndërsa flakë janë shfaqur edhe në dritaren...
16:59 | 24/10/2026