Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se tetë persona janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe në Spitalin Universitar të Traumës për të marrë trajtim mjekësor, pas lëndimeve gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor.
Sipas njoftimit të ministrisë, mes të lënduarve janë një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dy përfaqësues të medias, një efektiv policie dhe katër protestues.
Në QSUT janë paraqitur për trajtim deputeti, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues. Ministria bën të ditur se të gjashtë kanë lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore.
Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias. Sipas njoftimit zyrtar, gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme.


