Mes tensioneve dhe përplasjeve gjatë protestës në Tiranë, vëmendje kanë tërhequr edhe dy protestues, të cilët janë bërë viralë në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara, dy të rinjtë shfaqen në kamerën e Top Channel duke luajtur, teksa njëri prej tyre ka puthur edhe kamerën. Dy protestuesit e maskuar, që janë bërë viral në protestat e fundit në vend, kanë sjellë një atmosferë ndryshe nga ajo e tensioneve.