
Përplasje mes policisë dhe protestuesve janë regjistruar në sheshin ”Skënderbej”, ku një “breshëri” fishekzjarrësh dhe bomba molotov janë hedhur në drejtim të efektivëve të Policisë. Gjatë tensioneve, disa prej efektivëve janë parë të pajisur me shkopinj druri, ndërsa situata në shesh vijon të jetë e tensionuar. Incidenti vjen në vijim të protestës në kryeqytet, ku më herët janë raportuar hedhje molotovësh, fishekzjarrësh dhe gaz lotsjellës, si dhe përplasje në disa zona të Tiranës.
