Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka dënuar dhunën ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke theksuar se dialogu dhe komunikimi janë e vetmja mënyrë për të shprehur qëndrimet dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Kumbaro ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga incidentet, ku protestuesit shihen duke goditur me gurë godinën e ministrisë, duke dëmtuar xhamat dhe pjesë të tjera të saj.
“Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë”, shkroi ministrja në reagimin e saj.


