Një protestues është lënduar gjatë tensioneve të regjistruara në protestën në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai është goditur me plumb gome.

I lënduari është larguar nga zona i shoqëruar nga shokët e tij, ndërsa ende nuk ka informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Ngjarja vjen në një moment kur protesta vijon mes përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë në sheshin Skënderbej.

 

Top Channel