Lajmi i fundit

LIVE/ Terror në Tiranë, policia sulmon me plumba, gaz dhe ujë protestuesit paqësor

VIDEO/ Ish-polici në protestë: Nuk mund të qëllohet populli kështu! Kjo është fatkeqësi

18:03, 24/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mes tensioneve dhe përplasjeve në protestën e zhvilluar në “Sheshin Skënderbej”, një ish-polic ka reaguar kundër përdorimit të forcës ndaj protestuesve.

“15 vite kam drejtuar këto forca. Nuk mund të qëllohet populli kështu! Kjo është fatkeqësi”, është shprehur ish-polici, duke shprehur shqetësimin për mënyrën se si po veprohet ndaj qytetarëve të mbledhur në protestë.

Deklarata e tij vjen në një moment të tensionuar, kur në protestë raportohet për ndërhyrje të policisë dhe përdorim të forcës ndaj protestuesve.

Ish-polici, duke iu referuar përvojës së tij shumëvjeçare në radhët e forcave të rendit, ka kundërshtuar trajtimin e qytetarëve në këtë mënyrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco