Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës
24/10/2026 18:15
Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë në Tiranë vijojnë, ndërsa protestuesit kanë hedhur një numër të madh fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve.
Në përgjigje, forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa hedhja e lëndëve piroteknike dhe përdorimi i gazit lotsjellës kanë shoqëruar protestën.
Më herët, gjatë përplasjeve është raportuar edhe për një protestues të lënduar, i cili dyshohet se është goditur me plumb gome dhe është larguar nga zona i shoqëruar nga shokët e tij.
Top Channel