Zjarre janë përhapur pranë godinës të Partisë Socialiste, për shkak të molotovëve të protestuesve.
Policia ka marrë në mbrojtje godinën, teksa qëndron e vendosur në pozicionin e saj, pranë Teatrit të Kukullave.
Protestuesit janë tek Sheshi Skënderbej, prej nga ku nuk kanë lëvizur për asnjë moment.
Përplasje të forta janë shënuar sot më 24 tetor në përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve.
Më herët Policia duke përdorur ujë e gaz lotsjellës, zbrazi brenda disa minutash bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga protestuesit e dhunshëm
Skenari i protestuesve i gjeti të gatshëm efektivët që prej përplasjeve të para te Ministria e Arsimit që ndërhynë menjëherë me autobotët që i ndoqën duke hedhur ujë e gaz lotsjellës duke i zhvendosur brenda pak minutash drejt qendrës. Nga aty, u shpërndanë në drejtime të ndryshme dhe shkuan te kryeministria.
Nga ana e policisë, ka pasur edhe përdorim të spray-t me piper dhe fishekëve të gomës.
Përplasje mes policisë dhe protestuesve janë regjistruar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një “breshëri” fishekzjarrësh është hedhur në drejtim të efektivëve të Policisë.
Gjatë tensioneve, disa prej efektivëve janë parë të pajisur me shkopinj druri, ndërsa situata në shesh vijon të jetë e tensionuar.
Incidenti vjen në vijim të protestës në kryeqytet, ku më herët janë raportuar hedhje molotovësh, fishekzjarrësh dhe gaz lotsjellës, si dhe përplasje në disa zona të Tiranës.
Situata në sheshin Skënderbej vijon të jetë e tensionuar, teksa aty duket se janë përqëndruar përplasjet.
