Profesori Lush Susaj është qëlluar nga policia me plumba gome gjatë protestës së sotme në Tiranë. Ai ka marrë një plagë dhe po merr ndihmë mjekësore.
Prej disa kohësh, profesori Susaj është pjesë e protestave kundër qeverisë, ku ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë protestës është dëmtuar edhe gazetari i News24, Klevin Muka, i cili është spërkatur me ujë me piper nga efektivët e policisë. Si pasojë, ai ka pësuar djegie të forta në trup.
Incidentet janë regjistruar gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, në një protestë të shoqëruar me përdorimin e forcës nga efektivët.a.b





