Ukraina ka rikthyer lidhjen e qëndrueshme me rrjetin satelitor Starlink, pasi ushtria e saj përjetoi disa ditë me qasje të kufizuar në internet, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i vendit.

Kievi mbështetet te Starlink dhe shërbimi ushtarak Starshield për operimin e dronëve dhe komunikimin në fushëbetejë.


Javën e kaluar, Ukraina akuzoi presidentin amerikan Donald Trump se i kishte kërkuar Elon Muskut të kufizonte përdorimin e rrjetit nga ushtria ukrainase.

Sipas autoriteteve ukrainase, kufizimet bënin që dronët të humbnin lidhjen kur fluturonin me shpejtësi prej 161 km/h ose më shumë.

Trump e mohoi se kishte dhënë një urdhër të tillë, ndërsa më vonë deklaroi se Musk e kishte rikthyer shërbimin.

Ministri i Mbrojtjes, Yevhenii Khmara, tha se tashmë dronët mund të arrijnë shpejtësi mbi 400 km/h përmes rrjetit, duke treguar se kapacitetet e mëparshme janë rikthyer.

“Ky rezultat është veçanërisht i rëndësishëm për frontin tonë, ushtarët, operimin e dronëve, logjistikën dhe komunikimin”, deklaroi ai.

Ushtria ukrainase përdor gjerësisht rrjetin e Starlink, i cili përbëhet nga mijëra satelitë në orbitë të ulët të Tokës, veçanërisht në zonat e largëta të frontit. Rusia nuk është e autorizuar ta përdorë këtë shërbim. /Telegrafi/