Autoboti i ujit i vendosur në mes të rrugës, protestuesit i hedhin fishekzjarrë te Bulevardi, mbushet me tym e gjithë zona
24/10/2026 18:39
Situata në protestën në Tiranë vijon të jetë e tensionuar.
Autoboti i ujit është vendosur në mes të rrugës në Bulevard, ndërsa protestuesit nuk kanë ndalur hedhjen e fishekzjarrëve në drejtim të efektivëve të policisë dhe mjetit të tyre.
Si pasojë e incidenteve, e gjithë zona është mbushur me tym, duke vështirësuar dukshmërinë në terren.
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë, ndërsa më herët policia u është kundërpërgjigjur hedhjes së fishekzjarrëve me gaz lotsjellës.
Top Channel