Një protestues ka marrë një fishek gome në sy. Në rrjetet sociale qarkullon një video që tregon se nga syri ai ka gjakderdhje, ndërkohë që bërtet me të madhe nga dhimbja e shkaktuar.
Një tjetër situatë tensionuese është regjistruar pranë Parlamentit. Protestuesit kanë hedhur sërish mjete piroteknike, ndërsa një nga kioskat aty pranë ka marrë flakë. Protestuesit po marshojnë drejt “Rrugës së Barrikadave”.
Përplasje mes policisë dhe protestuesve janë regjistruar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një “breshëri” fishekzjarrësh është hedhur në drejtim të efektivëve të Policisë.
Gjatë tensioneve, disa prej efektivëve janë parë të pajisur me shkopinj druri, ndërsa situata në shesh vijon të jetë e tensionuar.
Protestuesit janë të pajisur edhe me shkopinj, teksa disa prej tyre i kanë ndezur në zjarr.
