Aktualitet

Protestuesit ndahen në disa grupe në Tiranë, i vënë flakën koshave në rrugë, nisin vandalizimet! Policia nuk po e menaxhon dot situatën!

Protestuesit janë ndarë në disa grupe në zona të ndryshme të Tiranës.

Ata kanë djegur disa kosha mbeturinash dhe më pas i kanë spostuar në mes të rrugës.

Ndërkohë, efektivët e Policisë kanë përdorur gaz lotsjellës gjatë përpjekjeve për të menaxhuar situatën.

Pas tri ditëve relativisht të qeta, protesta e sotme ka rikthyer kaosin në Tiranë. Nën shënjestrën e protestuesve të maskuar është vënë edhe Ministria e Infrastrukturës si dhe Bashkia e Tiranës.

Ata i vunë flakën edhe derës së Ministrisë së Mjedisit, por fatmirësisht flakët janë shuar shpejt, pa lejuar që të përhapeshin në të gjithë godinën. Molotovë u hodhën edhe drejt Teatrit të Kukullave që po ashtu pësoi dëme. Sulme pati edhe ndaj Bankës së Shqipërisë, së cilës i hodhën molotovë dhe thyen disa kamera sigurie.

Sheshi ‘Skënderbej’ është qendra e përplasjeve momentalisht dhe i përfshirë nga gazi lotsjellës. Gjatë hedhjes së lëndëve piroteknike, dy efektivë janë lënduar nga flakët në këmbë. Edhe një protestuese u lëndua nga një gur në kokë. Protestuesit e maskuar nuk janë ndalur me kaq, ata kanë hedhur breshëri fishekzjarresh ndaj efektivëve të policisë.