Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Koçiu akuzon PD-në për dhunë dhe destabilizim: “Urdhëruesi ka marrë autorësinë e shkatërrimit”

    “Thyjani xhamat”, Balla publikon mesazhet e protestuesve

    Rama publikon videon nga oborri i PD-së, ironizon protestuesit: Në Universitetin e Dhunës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Koçiu akuzon PD-në për dhunë dhe destabilizim: “Urdhëruesi ka marrë autorësinë e shkatërrimit”
    Politike

    Koçiu akuzon PD-në për dhunë dhe destabilizim: “Urdhëruesi ka marrë autorësinë e shkatërrimit”

    October 24, 2026

    Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar sërish për protestën e dhunshme në Tiranë, duke akuzuar Partinë Demokratike se prej kohësh është kthyer në një forcë dhune, si në shesh, ashtu edhe në sallën e Kuvendit dhe në hapësirën mediatike e atë online.

    Sipas Koçiut, urdhëruesi i dhunës ka dalë hapur dhe ka marrë përsipër përgjegjësinë për shkatërrimin. Ajo thekson gjithashtu se e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet nga ata që, sipas saj, nuk kanë punuar në interes të vendit.

    “Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar. Sot, urdhëruesi i dhunës ka dalë hapur, ka marrë përsipër autorësinë e plotë të shkatërrimit dhe e ka grisur vetë alibinë e ‘turmës së zemëruar’.

    Partia Demokratike prej kohësh është kthyer në një forcë të mirëfilltë dhune, në shesh, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në çdo kanal komunikimi, media apo online.

    E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet kurrë nga ata që nuk kanë punuar asnjë ditë të vetme në interes të saj. Nuk e bënë kur qeverisnin në emër të Shqipërisë dhe nuk e bëjnë as sot, kur angazhohen hapur dhe me paramendim për të destabilizuar vendin, thjesht për llogari të dëshpërimit të tyre politik.

    Por edhe kjo llogari e mbrapshtë, si çdo llogari tjetër e tyre, e vjetër apo e re, do t’u dalë përsëri gabim. Shqiptarët nuk e duan dhunën, shqiptarët duan Europën.

    Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!”, shkruan Koçiu.

    dhune PD SHKATERRIM
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Koçiu akuzon PD-në për dhunë dhe destabilizim: “Urdhëruesi ka marrë autorësinë e shkatërrimit”

    October 24, 2026

    “Thyjani xhamat”, Balla publikon mesazhet e protestuesve

    October 24, 2026

    Rama publikon videon nga oborri i PD-së, ironizon protestuesit: Në Universitetin e Dhunës

    October 24, 2026

    Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë së Tiranës

    October 24, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.