Ashtu sikurse kishin paralajmëruar, protestuesit zhvilluan një ndër betejat më të ashpra me policinë, në ditën e 12-të të protestës. Pas tre ditësh tubim paqësor, protestuesit që sot kishin thirrur protestë kombëtare u grumbulluan në Rrugën e Durrësit rreth orës 14:00 ku nisën të qëllojnë më gurë drejt mistrisë se Arsimit dhe efektivëve që kishin krijuar disa kordone në këtë aks. Të rinjtë protestues u vunë flakën disa koshave që ia afruan efektivëve për t’i bllokuar, por këta të fundit u kundërpërgjigjën me ujë dhe gaz lotsjellës e për pasojë, ia dolën që brenda minutash të boshatisnin Rrugën e Durrësit.