Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme, “Folenë e Shqiponjës”, ish-vendstrehimin e Adolf Hitlerit në Alpet Bavareze të Gjermanisë. Vendi historik, i njohur në gjermanisht si Kehlsteinhaus, ndodhet në majë të malit Obersalzberg, pranë Berchtesgaden, dhe është i vështirë për t’u arritur.
Rreth 200 zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e flakëve, ndërsa policia gjermane ka bërë të ditur se ka ndaluar një të dyshuar.
Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë flakët dhe tymin që ngrihen nga zona. Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar.


