Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

24 Tetor 2026 | 19:58

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin e të lënduarve gjatë protestës së sotme deri në orën 19:45.

Sipas të dhënave paraprake, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 persona, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias.

Ndërkohë, në QSUT janë trajtuar një protestues dhe një efektiv policie, ndërsa në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 kanë marrë ndihmë mjekësore edhe dy efektivë policie të lënduar në sy.

Njoftimi i plote:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat informon se gjatë protestës së sotme:

*Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar:

– 7 protestues. Njëri prej të cilëve i lënduar në sy, po i nënshtrohet ekzaminimeve. Jashtë rrezikut për jetën.

– 2 përfaqësues të medias.

Aktualisht, 5 të lënduar kanë lënë spitalin, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm. Ndërsa 4 protestues po vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur:

– Një protestues

– Një efektiv policie

Të dy kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin.

Poliklinika e Specialiteteve Nr.2, Tiranë janë paraqitur:

– 2 efektivë policie, të lënduar në sy, të cilët kanë marrë trajtim e nevojshëm.

Të lënduarit kanë lënë ambientet e poliklinikës, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia reagon për protestën e dhunshme: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën e sotme, duke dënuar aktet e dhunës ndaj efektivëve dhe institucioneve. Në një njoftim zyrtar, policia u...
19:51 | 24/10/2026

Policia ndërhyn me shumë automjete te “Mine Peza” për arrestime, protestuesit “shpëtojnë” duke u shpërndarë në rrugica

Efektivët e policisë, me një numër të madh automjetesh, kanë ndërhyrë në zonën e rrugës “Mine Peza” për të kryer arrestime të protestuesve. Megjithatë, pas...
19:18 | 24/10/2026

Fishekzjarrë drejt selisë së PS-së, protestuesit grumbullohen pranë Bankës së Shqipërisë

Protestuesit janë mbledhur pranë Bankës së Shqipërisë dhe selisë së Partisë Socialiste, ndërsa breshëri fishekzjarrësh janë drejtuar në anën anësore të godinës së kësaj partie.
19:05 | 24/10/2026