Rreth 25 mijë qytetarë kanë marshuar në qendër të Madridit, duke kërkuar nga shteti spanjoll garanci për mbrojtjen e pensioneve dhe kundërshtuar çdo përpjekje për privatizimin e sistemit. Protesta zhvillohet në prag të zgjedhjeve parlamentare të 29 nëntorit, ndërsa pensionet dhe rritja e kostos së jetesës janë kthyer në tema kryesore të debatit politik në Spanjë.