Presidenti iranian Masoud Pezeshkian fajësoi Shtetet e Bashkuara për dështimin e arritjes së një marrëveshjeje të përkohshme me Iranin, por theksoi se negociatat duhet të rifillojnë. “Ne ishim në negociata, frikacakët amerikanë shkatërruan gjithçka. Unë ende besoj se duhet të ecim përpara dhe ta përfundojmë atë”, deklaroi ai në komentet e transmetuara nga televizioni shtetëror. Negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit janë zhvilluar në një klimë të tensionuar, kryesisht për shkak të programit bërthamor iranian dhe përplasjes ushtarake mes dy vendeve. Përpjekjet diplomatike u ndërprenë pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.