Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, se ka sjellë persona që i cilëson si zjarrvënës pranë selisë së PS-së, gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.
“O Saaaaali, prapë i solle zjarrvënësit te selia e Partisë Socialiste?! Po ti je shumë i lexueshëm, or plak maskara!”, shkruan Balla në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Ai ka ngritur gjithashtu akuza për mbajtjen e sasive të mëdha të benzinës në selinë e PD-së, të njohur si SHQUP, duke pretenduar se aty përgatiten molotovët.
“E ke mbushur SHQUP-in me qindra litra benzinë ku fabrikohen molotovët. TURP!”, përfundon reagimin e tij Balla.


