Një tjetër ‘front lufte’ po zhvillohet pranë Gjykatës së Tiranës, në zonën e ish Ekspozitës, ku vijon përballja mes Policisë dhe protestuesve.
Policia ka nisur të shpërndajë turmën e madhe të protestuesve duke hedhur masivisht gaz lotsjellës e ujë në drejtim të tyre.
Sakaq një varg furgonash të FNSH po përpiqet t’u zënë pritë protestuesve, që siç e ka zakon për t’i dhunuar në mënyrë brutale e më pas për t’i arrestuar.
Nga ana tjetër protestuesit kanë ngritur bllokada me kosha mbeturinash të shpërndara nëpër rrugë, ndërsa tanimë të rinjtë ndodhen pranë urës ‘Vasil Shanto’ në mënyrë që t’i ikin policisë.
© SYRI.net