Protestuesit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave dhe kanë thyer xhamat e disa bizneseve në Tiranë, mes tyre edhe të një banke të nivelit të dytë në zonën e “Vasil Shantos”.
Ata kanë thyer xhamat dhe shkatërruan bankomatin e një banke të nivelit të dytë.
Po ashtu ata kanë marrë koshat dhe i kanë vendosur në mes të rrugës si barrierë mbrojtëse. Ndërkohë që kanë hedhur edhe barrierat e hekurit të vendosura në trotuare.













