Lajmi i fundit

LIVE/ Terror në Tiranë, policia sulmon me plumba, gaz dhe ujë protestuesit paqësor

Dhuna barbare në protestë/ U godit nga policia me plumb gome, i riu humb shikimin në syrin e majtë

20:23, 24/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Burime nga Syri Tv, bëjnë me dije se 28 vjeçari, Erion Vishkulli, i cili sot pasdite u godit me plumb gome nga policia ka humbur shikimin në syrin e majtë.

Burimet nga bluzat e bardha konfirmojnë se djali ka shkëputje të bebes së syrit, dhe ka humbur shikimin.

Erion Vishkulli ishte duke protestuar kur u godit nga policia me plumb gome. Protestuesi u ndihmua dhe u largua nga zona me ndihmën e personave që ndodheshin pranë tij dhe u dërgua në spitalin e Traumës. 

Erjon Vishkulli ishte pjesë e tifozave kuq e zi të cilët kanë përcjelle dhe një mesazh. 

"Erioni  si dhe shumë djem të tjerë që nuk u mungon asgjë në jetën familjare, i dalin në ballë Atdheut për një Shqipëri më të mirë. Shërim sa me te shpejtë. Lutemi për ty vlla" 
 

Lexo dhe: Pamje të rënda/ Dhuna policore kalon çdo limit, qëllon me plumb gome në sy të riun protestues (EMRI)

Të paktën 13 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalet dhe poliklinikat e Tiranës pas protestës së sotme, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias. Njëri prej protestuesve është dhe Erion Vishkulli.

Syri sjell dhe foto nga plumbat e gomës që u përdorën pa hesap nga policia ndaj të rinjve protestues dhe jo vetëm.

Image

ImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco