Tritan Shehu nga Trauma: Dhunë ekstreme, protestuesit me plagë të rënda nga plumbat e gomës

24 Tetor 2026 | 21:20

Tritan Shehu nga Partia Demokratike ka reaguar nga Spitali Universitar i Traumës lidhur me situatën e të lënduarve gjatë protestës së sotme.

Shehu ka shprehur shqetësimin mbi përdorimin që sipas tij ishte i tepruar i forcës ndaj protestuesve, duke deklaruar se disa prej tyre kanë pësuar dëmtime serioze dhe u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ai ka veçuar rastet e të lënduarve nga plumbat e gomës, veçanërisht një person me dëmtim serioz në sy.

Reagimi i plotë:

“Një ditë e rëndë në këtë spital për shkak të përdorimit të një dhunë ekstreme jo proporcionale jashtë aspekteve ligjiore mbi protestuesit. Sot kemi protestues me  plagë serioze duke filluar që nga okulistika deri te kirugjia e përgjithshme, deri te ortopedia, deri te traumat e kokës, të cilët i janë shtruar disa ndërhyrjeve kirugjikale, trajtime të ndryshme. Ajo që bien në sy sot te Trauma është përdorimi jashtë cdo kriteri i plumbave të gomës, janë disa të lënduar me plumbat e gomës, me plagë të rënda të syrit, në këmbë, në gjymtyr,  në pjesën frontale të kokës nga plumbat e gomës, jashtë cdo të drejte të përdorimit të forcës nga policia që ka kufizimet e saj, indikacionet e saj dhe mënyrat e përdorimit të saj pa rrezikuar jetën e  njerëzve sic ka ndodhur këtu.

Shërbimi mjekësor vazhdon ti shërbejë pacientëve por gjendja është vërtet e rëndë, jashtë cdo filozofie demokratike, është një ngjarje e dhimbshme, që tregon për shkeljen e të drejtave të njeriut, të protestuesit dhe të demokracisë në Shqipëri.

I lënduari në sy, është më dëmtin serioz të syrit”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni: Jemi në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve, policia po ushtron dhunë

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Review” me Greta Topjanën, deputeti i PD-së, Gjin Gjoni, foli për protestën e kësaj të shtune. Gjoni...
20:52 | 24/10/2026

Floriana Garo: Policia hyn në lokal dhe i ngre me zor djemtë që po rrinin ulur (VIDEO)

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka publikuar një video në rrjete sociale teksa shihen efektivët që ndalojnë  disa qytetarë në një lokal. Sipas zëdhënëses së...
20:48 | 24/10/2026

Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin e të lënduarve gjatë protestës së sotme deri në orën 19:45. Sipas të dhënave paraprake, në Spitalin Universitar të...
19:58 | 24/10/2026