Protestat masive tronditin Serbinë në prag të zgjedhjeve parlamentare, lëvizja studentore synon të rrëzojë partinë e Vuçiçit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet në Serbi.
Në një adresim, Kurti tha se “Diskriminimi, përjashtimi dhe shtypja kërkojnë një përgjigje të vendosur demokratike”.
“Nesër, është dita kur duhet të shprehni vullnetin tuaj. Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin, me kundërvënie si përgjigje”, tha Kurti.
Tutje, ai u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Kosovë e kanë të drejtë vote në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e së dielës.
Krahas kësaj, Kurti kërkoi që të votohet për “Koalicionin Shqiptër”.
“Të gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni nesër në vendlindje për të votuar. Sikurse, u bëj thirrje bashkëkombësve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të përfshihen aktivisht e të dalin secili e secila për të votuar dhe të mbështesin numrin 17, “Koalicionin Shqiptar””, tha kryeministri i Kosovës.
Të dielën e 25 tetorit në Serbi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Partitë shqiptare këtë here garojnë të bashkuara në numrin 17 me Koalicionin Shqiptar të udhëhequr nga Shaip Kamberi.
Përveç Kurtit, thirrje shqiptarëve për të marrë pjesë në votim u kanë bërë edhe Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.
Top Channel