Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka komentuar dhunën policore ndaj protestuesve gjatë ditë së sotme.
Teksa publikon pamjet, ku policia dhunon brutalisht një qytetar, Lapaj thotë se është “banda e Belinda Ballukut që është veshur me uniformë dhe dhunon qytetarët”.
“Edi Rama, je përgjegjës në vetë të parë për dhunën barbare mbi qytetarët!
Shikoni se si bandat e Belinda Ballukut të sjella nga Fieri janë veshur me uniformë dhe gjuajnë në kokë me kambale qytetarin i cili kishte rënë pa ndjenja.
Nuk do na nënshtroni dot! Me dhunë nuk do i’a dilni dot”, shkruan Lapaj.














