Protesta e sotme në Tiranë u shoqërua me tensione të shumta, hedhje fishekzjarrësh, shpërthime molotovësh dhe përdorim të gazit lotsjellës në disa zona të kryeqytetit.
Përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë u intensifikuan gjatë orëve të natës, ndërsa në disa momente jo vetëm shehsi Skënderbej por edhe Bulevardi, u mbushën me “mjegull” nga gazi lotjsellës.
Krahas hedhjes së lëndëve piroteknike në drejtim të forcave të rendit, u raportuan edhe djegie të kazanëve të mbeturinave dhe dëmtime të bizneseve.
Gjatë protestës pati gjithashtu raportime për persona të lënduar dhe shoqërime nga policia, ndërsa efektivët u shpërndanë në disa zona të kryeqytetit.
Fotot nga protesta e sotme në Tiranë:

Të shpërndarë në disa grupe, protestuesit vijuan përballjen me efektivët në sheshin Skënderbej dhe më pas u rigrupuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, ku u zhvillua një nga përplasjet më të forta që prej datën 13 tetor kur nisi protesta e dhunshme.

Në rresht të parë të frontit u vendosën disa të rinj si grupi më aktiv i protestuesve që hodhën molotov drejt frotit të policisë, që kishte angazhuar rreth 2000 forca në terren.

Për të zprapsur protestuesit, përdorën autobotët ujëhedhës, plumbat e gomës, spraj me piper dhe gaz lotsjellës në masë.

Protestuesit u shpërndanë në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke krijuar disa fronte ‘lufte’, ku herë përparonin protestuesit dhe herë avanconin policët.

Një nga dyert e Mistrisë së Bujqësisë u përfshi nga flakët, që u vunë nën kontroll më pas nga zjarrfikësit.

Qetësi nuk pati as në rrugën e Myslym Shyrit, ku banorët dhe bizneset u gjetën të papërgatitur kur policia marshoi në ndjekje të protestuesve, por pa shkaktuar incidente në zonë.

Beteja vijoi gjatë pasdites kryesisht në sheshin Skënderbej, ku të rinj të maskuar e me shkopinj u përplasën me policët, ndërsa tymueset e këtyre të fundit u kthyen në një lojë ping-pongu mes dy palëve.

Një prej protestuesve dhe një efektiv u përfshinë nga flakët dhe morën ndihmë nga kolegët, ndërsa në spital u paraqitën për ndihmë mjekësore një deputet, katër protestues, një polic, dy përfaqësues të medias.

Gjatë pasdites protestuesit sulmuan me breshëri fishekzjarrësh selinë e Partisë Socialiste, ndërsa fishekzjarrë u hodhën edhe në drejtim të efektivëve të policisë pranë Bankës së Shqipërisë.

Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të larguar protestuesit nga zona.

Tensionet u shoqëruan edhe me akte të tjera shkatërrimi në kryeqytet. Një kioskë pranë qendrës së Tiranës u përfshi nga flakët pasi protestuesit i vunë zjarrin.

Gjithashtu, protestuesit u vunë flakën kazanëve të mbeturinave dhe thyen xhamat e disa bizneseve, mes tyre edhe të një banke të nivelit të dytë në zonën e “Vasil Shantos”.

Përplasjet e pasdites sollën edhe persona të lënduar. Mes tyre janë dy qytetarë që kanë marrë plagë në trup nga plumbat e gomës gjatë përplasjeve me policinë.

Top Channel