Dhuna dhe arrestimet e paligjshme të mercenarëve të kryeministrit Edi Rama kalojnë përtej çdo imagjinate.
Syri mëson se mes të arrestuarve është edhe një fotoreporter amerikan.
Fotoreporteri i arrestuar është identifikuar si Michael Mats i National Geographic dhe po mbahet në komisariatin nr 2 bëjnë të ditur burimet.
Për orë të tëra Tirana iu bë edhe sot skenë e dhunës policore dhe arrestimeve të paligjshme ndaj qytetarëve të cilët edhe sot dolën me mijëra në bulevard re rrugët e Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Lexo dhe: Dhuna barbare në protestë/ U godit nga policia me plumb gome, i riu humb shikimin në syrin e majtë
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi sot në mbrëmje se 'fotoreporteri nuk kishte asnjë lidhje me protetën thjesht po fotografonte’
Tirana sot 24 tetor 2026
© SYRI.net
'Rama jepe dorëheqjen!' Opozita dhe mijëra qytetarë në protestë, Policia përgjigjet me gaz lotsjellës e plumba gome
Policia dhunë çnjerëzore ndaj qytetarëve, plumb gome në sy të riut, nuk kursen as pedagogët! Dhjetra të plagosur
Berisha: Tirana s’ka patur kurrë ndonjëherë një masë të tillë të revoltuar si kjo ditë