Monday / October 26 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Arsim Lajmet Kryesore Nga Vendi

Shqipëria me nivel minimal të doktoratave në shkencë dhe teknologji, shumë poshtë BE-së

Share Share Icon

Shqipëria renditet në fund të Europës për numrin e të diplomuarve me doktorate në fushat e shkencës, matematikës, informatikës, inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimit, në raport me popullsinë e re.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2023, në Shqipëria kishte 0 të diplomuar me doktorate për 1 mijë banorë të moshës 25–34 vjeç, kundrejt 0.9 doktorata për 1 mijë banorë në Bashkimin Europian, teksa në vitet me para 2023 diplomat e doktoratave në shkenca në vendin tonë ishin në nivelet krejt minimale.

Diferenca është e dukshme edhe në krahasim me vendet e rajonit. Në vitin 2023, Serbia kishte 0.5 të diplomuar me doktorate për 1 mijë banorë të moshës 25–34 vjeç, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nga 0.1 për 1 mijë banorë.

Në disa prej ekonomive më të zhvilluara europiane treguesi ishte ndjeshëm më i lartë. Zvicra kryesonte me 1.9 doktorantë të diplomuar për 1 mijë banorë të moshës 25–34 vjeç, ndërsa Franca dhe Luksemburgu kishin nga 1.3. Gjermania dhe Suedia regjistronin nga
1.1 për 1 mijë banorë.

Treguesi i Eurostat përfshin doktoratat në një grup fushash që konsiderohen të lidhura drejtpërdrejt me kapacitetet shkencore dhe teknologjike të një ekonomie, shkencat, matematika, informatika, inxhinieria, prodhimi dhe ndërtimi.

Të dhënat sipas gjinisë tregojnë se situata në Shqipëri ka mbetur në nivele minimale gjatë viteve të fundit. Për meshkujt, treguesi ishte 0 për 1 mijë banorë në vitin 2021, u rrit në 0.1 në vitin 2022, ndërsa në vitin 2023 u kthye sërish në 0. Për femrat, treguesi ishte 0.1 në vitin 2021 dhe 2022, ndërsa në vitin 2023 ishte 0.

Në Bashkimin Europian diferenca mes meshkujve dhe femrave është ende e dukshme. Në vitin 2023, numri i meshkujve të diplomuar me doktorate në këto fusha ishte 1.1 për 1 mijë banorë të moshës 25–34 vjeç, ndërsa për femrat ishte 0.7 për 1 mijë.

Për vitin 2024, mesatarja e BE-së u rrit në 1.1 për 1 mijë te meshkujt dhe 0.8 te femrat. Për Shqipërinë, Eurostat nuk paraqet të dhëna për vitin 2024 në tabelën e publikuar.

Të dhënat janë pjesë e statistikave të Eurostat për të diplomuarit në nivel doktorate dhe maten si numër të diplomuarish për çdo 1 mijë banorë të grup-moshës 25–34 vjeç.

Të dhënat për doktorantët ne shkenca shihen si një faktor kyç për tu sjellë vendeve transformimet teknologjike dhe industriale.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Barra e shtrenjtë e karburantit, 74% e të anketuarve shpenzojnë mbi 15 mijë lekë/muaj për naftë

Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. Një anketë online e revist...

1 day më parë 18 Min Lexim

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar

Importuesit dhe prodhuesit pohojnë se ulja e çmimeve të produkteve ushqimore për periudhën 3-mujore tetor-janar, po arrihet përmes tkurrjes së marz...

1 day më parë 14 Min Lexim

Dividendët e bankave po “tkurren”

1 day më parë 16 Min Lexim
Ads
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!