• Kontakt
Saturday, October 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha paralajmëron “Shqiponjat” dhe RENEA: Do të përgjigjeni një për një para ligjit

22:41 : 24/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar efektivët e forcave “Shqiponja” dhe RENEA për ushtrim dhune ndaj protestuesve gjatë protestës në Tiranë, duke paralajmëruar se, sipas tij, çdo punonjës që ka kryer shkelje do të mbajë përgjegjësi ligjore.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e përshkroi situatën në kryeqytet si një “ditë dhe natë terrori”, ndërsa ngriti akuza për përdorimin e armëve dhe mjeteve të forcës kundër protestuesve.

Ai u ndal veçanërisht te rasti i Erjon Vishkurtit, për të cilin deklaroi se ka humbur syrin gjatë protestës.

“Erjon Vishkurti humbi syrin. I diplomuar në gazetari, ndërkohë që në absolute nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm ndaj askujt”, u shpreh Berisha.

Sipas kreut të PD-së, gjatë protestës janë plagosur edhe persona të tjerë, mes tyre një protestuese në sy dhe një protestues në zonën mbi vetull. Ai përmendi gjithashtu një person që, sipas tij, është goditur në abdomen dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Lexo edhe:

Plagosje që kërkojnë hetim, përplasje të forta dhe studentë që nuk tërhiqen, çfarë ndodhi sot?

Arrestimet në protestë prekin edhe median e huaj, arrestohet fotoreporteri amerikan

Berisha: Do të përgjigjeni një për një para ligjit

Kreu i opozitës akuzoi gjithashtu efektivët për dhunë ndaj protestuesve të shtrirë në tokë dhe për shoqërime të paligjshme në komisariate.

Ai përmendi rastin e 40-vjeçarit Lorenco Bezani, për të cilin pretendoi se është goditur me shkelma në kokë dhe në trup, ndërsa nuk po kryente veprime të dhunshme.

Berisha ngriti edhe akuza për sjellje të papërshtatshme të disa efektivëve ndaj vajzave të shoqëruara me automjete policie, por nuk paraqiti në deklaratën e tij prova apo hollësi që të mundësonin verifikimin e këtyre pretendimeve.

“Unë i garantoj shqiponjat e Edi Ramës, banditë të Edi Ramës, shqiponja apo çfarëdo jenë, se akti i parë i përmbysjes, i largimit të padronit të tyre, ato një për një do të përgjigjen para ligjit për krime të shëmtuara”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se punonjësit që, sipas tij, kanë kryer vepra penale duhet të procedohen individualisht, duke paralajmëruar edhe ndryshime në strukturat e policisë në rast të largimit të qeverisë.

Deklaratat e Berishës vijnë pas një proteste të shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës, autobotit me ujë dhe mjeteve të tjera të forcës.

Rrethanat e plagosjeve dhe pretendimet për shkelje nga ana e efektivëve kërkojnë verifikim nga institucionet përgjegjëse.

Etiketa: dhuneprotesteSali Berishastudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosje që kërkojnë hetim, përplasje të forta dhe studentë që nuk tërhiqen, çfarë ndodhi sot?

22:30 : 24/10/2026
AKTUALITET

Arrestimet në protestë prekin edhe median e huaj, arrestohet fotoreporteri amerikan

22:20 : 24/10/2026
AKTUALITET

Këlliçi thirrje Prokurorisë: Pse nuk arrestohen policët dhe drejtuesit pas dhunës në protestë?

22:11 : 24/10/2026
AKTUALITET

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

21:58 : 24/10/2026
AKTUALITET

Lapaj: Edi Rama, je përgjegjës në vetë të parë për dhunën barbare

21:39 : 24/10/2026
AKTUALITET

“Çfarë po pret Arens Çela?” Himçi nga Trauma: 17 të plagosur, prokurorët të hetojnë policinë!

21:23 : 24/10/2026

TË GJITHA

Berisha paralajmëron “Shqiponjat” dhe RENEA: Do të përgjigjeni një për një para ligjit

22:41 : 24/10/2026

Plagosje që kërkojnë hetim, përplasje të forta dhe studentë që nuk tërhiqen, çfarë ndodhi sot?

22:30 : 24/10/2026

Arrestimet në protestë prekin edhe median e huaj, arrestohet fotoreporteri amerikan

22:20 : 24/10/2026

Këlliçi thirrje Prokurorisë: Pse nuk arrestohen policët dhe drejtuesit pas dhunës në protestë?

22:11 : 24/10/2026

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

21:58 : 24/10/2026

Lapaj: Edi Rama, je përgjegjës në vetë të parë për dhunën barbare

21:39 : 24/10/2026

“Çfarë po pret Arens Çela?” Himçi nga Trauma: 17 të plagosur, prokurorët të hetojnë policinë!

21:23 : 24/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com