Gazetari Osman Stafa ka publikuar një video ku shfaqet një grup efektivësh policie duke ushtruar dhunë ndaj një protestuesi.
Në pamjet e publikuara, protestuesi shihet teksa goditet fillimisht nga disa efektivë policie, ndërsa më pas kapet nga dy të tjerë, të cilët e qëllojnë me shkopinj gome.
“Po edhe armiku që mban në dorë armë në fushëbetejë, kur ngre duart quhet i dorëzuar. Çfarë janë këta? Bandë kriminale se policë s’ka shans të jenë!”, shkruan Stafa në reagimin e tij.













