SYRI TV/ Mediat e huaja jehonë protestës, Fox News, AP dhe Euronews transmetojnë përplasjet dhe dhunën e policisë

22:59, 24/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës kombëtare studentore këtë të shtunë në Tiranë. Pretigjozja amerikane Fox News ka transmetuar në kohë reale ngjarjet nga Tirana, ku protestuesit janë përplasur me policinë, me këta të fundit që kanë ndërhyrë në mënyrë brutale duke gjuajtur qytetarët me gaz lotsjellës dhe plumba gome, duke shkelur çdo kriter proporcionaliteti.

Associated Press gjitashtu ka pasqyruar në kohë reale protestën studentore në Tiranë, tashmë prej disa ditësh, teksa fokusohet tek ndërhyrja e policisë ndaj protestuesve.

Euronews gjithashtu ka transmetuar në kohë direktë të gjitha zhvillimet e ndodhura në Tiranë këtë të shtunë gjatë protestës studentore. Gjigandi mediatik ka theksuar kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit Rama për shkak të situatës ku ndodhet vendi me korrupsionin që ka kapluar cdo qelize te shtetit, teksa ka raportuar se në terren ndodhen të paktën 2500 forca policie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco