Ferrari merr komandën në Teksas, Leclerc dominon sërish dhe McLaren zhgënjen
Piloti italian dominon provat zyrtare të Çmimit të Madh të SHBA-së, ndërsa Ferrari i Leclerc renditet i katërti. Gara e së dielës transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Kimi Antonelli do ta nisë nga vendi i parë Çmimin e Madh të SHBA-së, pasi regjistroi kohën 1 minutë e 34.350 sekonda në pistën e Austin. Pas pilotit të Mercedesit u renditën dy makinat Red Bull, me Max Verstappen në vendin e dytë, 179 të mijëtat më ngadalë, dhe Isack Hadjar në të tretin. Charles Leclerc me Ferrari siguroi vendin e katërt, përpara Lewis Hamilton, ndërsa George Russell u rendit i gjashti. Dy makinat McLaren, me Oscar Piastri dhe Lando Norris, plotësuan rreshtin e katërt të nisjes.
Arvid Lindblad u rendit i nënti, ndërsa Liam Lawson përfundoi i dhjeti, por do të vuajë penalizimin me pesë vende. Jashtë dhjetëshes së parë mbetën Fernando Alonso, Oliver Bearman dhe pilotët e Williams, ndërsa Gabriel Bortoleto dhe Franco Colapinto do të nisen nga fundi për shkak të penalizimeve.
Tashmë, vëmendja përqendrohet te gara, ku Antonelli do të synojë të shndërrojë pole position në një tjetër sukses, me Verstappen si rivalin kryesor në rreshtin e parë. Orari i garës: E diel, 25 tetor, ora 21:00, me orën shqiptare. Gara e Çmimit të Madh të SHBA-së transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel